Tumoret primare malinje të mëlçisë

Karcinoma e hepatociteve është tumor me rritje të shpejt,me prognozë të keqe dhe me mjekim të pasuksesshëm.

Cila është etiologjie e tumoreve të mëlçisë?
Tumoret e mëlçisë i shkakton infeksioni me virus B,alkooli,terapia me kontraceptiv me ndihmën e hormoneve seksuale.

Si paraqiten klinikisht tumoret e mëlçisë?
Humbje e apetitit dhe peshës trupore,dhembje nën harkun brinjor të djathtë,ikteri,asciti,metastazimi etj.

Si vendoset diagnoza e tumoreve të mëlçisë?
Për diagnozë shfrytëzohet ehotomografia,scintigrafia,CT,laparaskopia dhe biopsia e mëlçisë.

Si mjekohen tumoret e mëlçisë?

Mjekohen në mënyrë kirurgjike dhe kemioterapeutike.
Share

Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare

Holelitiaza është grumbullimi i gurëve në bilë e cila paraqitet pas moshës 20 vjeçare dhe më së shpeshti paraqitet tek femrat.

Cila është etiologjia e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?
Vlera normale ndërmjet kripërave biliare dhe kolesterolit në bilë është 20:1 deri 30:1.Konsiderohet se çrregullimi i këtij raporti nën 13:1 çon deri te fundërrimi i kolesterolit dhe formimi i gurëve biliar.

Cila është pasqyra klinike e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?
Në 95% të rasteve paraqiten pa shenja klinike.
Kolikat biliare janë sulme të dhembjeve si të ngërçit.Dhembjet më të fuqishme paraqiten në epigastrium ose në regjionin e harkut brinjor të djathtë.Sulmet paraqiten pas marrjes së ushqimeve të yndyrshme dhe shpesh kolikat biliare janë të shoqëruara me vjellje pas së cilave simptomat klinike qetësohen.

Si mjekohen kalkulozat e qeskës biliare dhe rrugëve biliare?
Pacienti duhet t’i largohet këtyre ushqimeve:ushqimet yndyrore dhe të fërguara,MISHIT TË DERRIT,ALKOOLIT etj.
Në fazën e shprehur të kolikave biliare duhet të mirret në mënyrë intravenoze Baralgini.

Mënyrë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ndërhyrja kirurgjike.
Share

Endometrioza e kolonit

Endometrioza e kolonit është prezenca e endometriumit jashtë mitrës,në kolon,në pjesën e saj përfundimtare,më së shpeshti te femrat e moshës 30-40 vjeçare.
Rrallë endometrioza shfaq karakteristika tumorale dhe makroskopikisht ngjason me karcinomën.Mjaftë rrallë,endometrioza gjendet në submukoz.

Cila është pasqyra klinike e endometriozës klinike?
Mund të paraqitet dhembje e fuqishme në pjesën e poshtme të barkut që përforcohen gjatë defekacionit dhe në fillim të ciklit menstrual dhe mbaron gjatë përfundimit të saj.

Si bëhet diagnoza e endometriozës së kolonit?
Për diagnozën e endometriozës së kolonit shfrytëzohet ekzaminimi rentgenologjik,ultratingulli,CT.
Si bëhet mjekimi i endometriozës së kolonit?

Intervenimi është i suksesshëm me intervenim kirurgjik,me largimin e indit endometrial prej pjesës së zorrës së trashë.
Share

Divertikuloza e kolonit

Divertikulozat e kolonit janë zgjerime qeskore të murit relativisht të shpeshta te njerëzit e moshuar dhe ndodhin si pasojë e dobësimit të murit të zorrëve,çrregullimet vaskulare në arterien mesenterica inferiore dhe rritja e shtypjes intraluminale.
Divertikujt munden me qenë:
-të vërtetë (që përfshin të gjitha shtresat e murit të zorrës së trashë),
-të rrejshme (ju mungon shtresa muskulore).

Cilat janë komplikimet e divertikulozës së kolonit?

Komplikimet e divertikulozës së kolonit janë:rektoragjia,fistula,abscese peridivertikullare,perforacione etj.
Share

Periduodenitis

Me periduodenitis kuptojmë ekzistimin e adezioneve të fituara apo të lindura të cilat shkaktojnë deformimin e duodenit.

Si ndahet periduodeniti?
Periduodeniti ndahet në dy forma:
-Periduodenitin esencial dhe
-Periduodenitin postinflamator

Cilat janë shenjat klinike të periduodenitit?
Dhembja në pjesën e sipërme të abdomenit me zgjerim në anën e djathtë është simptom kryesor i periduodenitit.Dhembja paraqitet gjatë frymëmarrjes së thellë dhe gjatë lëvizjes.

Si përcaktohet diagnoza e periduodenitit?
Duhet bërë RTG dhe kolecistografia.

Si mjekohet periduodeniti?

Periduodeniti mjekohet kirurgjikisht pasi me kolecistektomi largohen adezionet perikolecistike.
Share